You are here
Home > Kryefaqja > Faleminderit Tare! Sa shumë shqiptarë te Lacio, i mbyll gojën edhe paragjykimeve të italianëve

Faleminderit Tare! Sa shumë shqiptarë te Lacio, i mbyll gojën edhe paragjykimeve të italianëve

Igli Tare është duke bërë një punë të jashtëzakonshme edhe për sjelljen e shqiptarëve te Lacio. Anxhelo Ndrecka ishte i rradhës, ndërsa më parë u morrën Riza Durmishi dhe Valon Berisha.

E thjeshtë, nuk ka merkato që Tare nuk sjell të paktën një shqiptar te Lacio. Kjo nuk do të thotë se e gjiha merita është e tij dhe këta futbollistë nuk kanë vlera, por një ndihmë e madhe vjen padyshim nga drejtori sportiv i lacialëve, njëkohësisht edhe legjenda e Kombëtares.

Këtu nuk duhet të harrojmë edhe kalimin e Berishës asokohe, që linte Kalmarin që më shumti njihet për peshkim, për të kaluar te Lacio. Një klub i madh dhe me histori, që gjithmonë lufton për zonën europiane dhe fitimin e Kupës së Italisë.

Në vendin fqinj nuk është se kanë përshtypje mbreslënëse pêr popullin shqiptar, nisur nga historia jonë e trishtë që kaluam. Madje edhe vetë Tare do të shprehej se dëshironte transferimin e sa më shumë lojtarëve kuqezi, por ambienti e pengon disi. Pavarêsisht kësaj, sigurisht që tifozët lacial nuk mund të kundërshtojnë shumë, pasi çdo vit Igli Tare shpallet drejtori sportiv më i mirë në Seria A. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top