You are here
Home > Futboll Bota > Falë besimit! Një kryevepër e nxjerrë nga hiçi, Igli Tare ka nuhatje të frikshme

Falë besimit! Një kryevepër e nxjerrë nga hiçi, Igli Tare ka nuhatje të frikshme

“I vdekuri mundet të rikthehet sërish në jetë… falë besimit”. Këtë më mirë se askush tjetër e di ai, drejtori sportiv për të cilin Shqipëria krenohet kaq shumë, Igli Tare. Lacio po vuante për një sulmues pykë, që të zgjidhte ndeshjet i vetëm, të nxirrte golat nga hiçi dhe kurrë ekipi është askund me nivelin e lojës.Një sulmues i aftë në lojën në ajër dhe jo më pak i mirë në atë me këmbë. Një emër legjend si ai i Miroslav Kloses nuk është i lehtë për tu zëvendësuar.

Në këto kushte Tare vendos, Ciro Immobile për sulmin lacial. Sigurisht që në fillim pati buzëqeshje ironike nga specialistat italianë, Immobile ishte një “përrallë” e bukur, por vetëm për Torinon.Dështimet e tij ishin të njëpasnjëshme, Dortmund pastaj Sevilla. Ai dështim në Gjermani mban vulën më të madhe në karrierën e sulmuesit italian duke parë bujën e madhe që u prit dhe rezultatin që arriti.Por ndonjëherë njeriut i duhet besuar, ndoshta dhe një shans i dytë apo i tretë nëse njëherë të vetme ai ka treguar se ka potencialin e duhur për të bërë të pamundurën, të mundur.

Kështu ishte dhe Ciro Immobile, golat erdhën njëri pas tjetrit, ndërsa fanella e ekipit kryeqytetas po i bie përshtat. Tashmë Seria A ka një “përbindësh” të ri golash.Aktualisht duke konkurruar me sulmuesit më të mirë në Itali, Imobile tregon edhe njëherë klasin e tij dhe nuhatjen e madhe për të gjetur rrjetën. Pak besim asgjë më tëpër, një simbolikë jete që persona si Immobile nuk e lënë t’u ik nga dora lehtësisht. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top