You are here
Home > Futboll Bota > Emisione dhe frikë nga shqiptarët, Serbia në alarm për Zvicrën: Droni i ri po vjen!

Emisione dhe frikë nga shqiptarët, Serbia në alarm për Zvicrën: Droni i ri po vjen!

Në Serbi janë bërë “me hije” që nga koha kur droni fluturoi në Beograd gjatë ndeshjes mes tyre dhe Shqipërisë. Gjithçka që lidhet me ne gjatë këtyre kohëve, ka gjithmonë një përkufizim: “Skandal, provokim”.

Young Boysi do të ndeshet përballë Crevena Zvezdës në përballjen e vlefshme për play offin e “Champions League”. “Kurir” përkufizon gjithë ambientin në Serbi në prag të kësaj ndeshje. Gjatë gjithë kësaj kohe po bëhen emisione të ndryshme që i po i paraprijnë ambientit që pritet të jetë në Zvicër.

Sipas tyre nga fakti se në Bern të Zvicrës jetojnë shumë shqiptarë, do të ketë provokime të shumta. Shumë tifozë shqiptarë kanë marrë bileta nga miqtë e tyre zviceran dhe janë duke përgatitur një dron të ri ndaj Crevena Zvezdës. Si gjithmonë, ky është version i “Kurir”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top