You are here
Home > Kombëtarja > Elseid Hysaj shfryn për “thatësirën”: Sa shumë kam pritur për golin e parë, ende nuk ka ndodhur

Elseid Hysaj shfryn për “thatësirën”: Sa shumë kam pritur për golin e parë, ende nuk ka ndodhur

Ditën e sotme luajnë sfidat e kompeticionit të “Europa Ligë”, teksa do të përcaktohen edhe skuadrat çerekfinaliste të saj. Ndrysha nga ndeshjet e tjera, skuadra e Napolit mund të themi se e ka siguruar një biletë për fazën tjetër, pasi arriti të fitonte ndeshjen e parë në shtëpi përballë Salzburgut me rezultatin e thellë 3-0. Pavarsisht këtyre shifrave, ekipi napoletan nuk mendon ta nënvlersojë këtë përballje, pasi edhe austriakët janë një ekip jo i lehtë për t’u mposhtur, sidomos në shtëpinë e tyre.

Këtë gjë e ka konfirmu edhe trajneri i Napolit, Ançeloti, teksa ditën e djeshme doli në konferencën për shtyp së bashku me mbrojtësin shqiptar Elseid Hysajn. Një gjë e tillë nuk jemi mësuar shpesh ta shohim tek napoletanët, por mesa duket Ançeloti e ka dashur ta ketë pranë mbrojtësin shqiptar.

Në vigjilje të kësaj sfide, Hysaj ka dhënë edhe një intervistë duke u shprehur se përballja e kthimit kundêr Salzburgut do të jetë një ndeshje e vështirë. Hysaj u ndal edhe tek situata e tij e skuadrës italiane të Napolit, duke veçuar faktin se ai është një futbollist profesionist dhe se gjithmonë ka pritur momentin e tij.

“Ndeshja e parë është një rezultat i mirë, por ne e dimë se Salzburg është një ekip i mirë me lojtarë që mund të na vënë në vështirësi. Ne jemi 23-24 veta në një skuadër, nëse disa mungojnë, ka të tjerë të gatshëm për të dhënë gjithçka. Unë kam qenë duke pritur golin për një kohë të gjatë, por ende nuk ka ndodhur. Duhet të bëj punën time dhe pastaj nëse vijnë frytet e punës do të jem shumë i lumtur për këtë gjë. Gjithmonë kam pasur të njëjtin trajner për 6 vjet, por e mira është se po arrij të përshtatem edhe me lojën e trajnerit tonë të ri”, u shpreh Hysaj./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top