You are here
Home > Kombëtarja > Elseid Hysaj pas fitores me Islandën: Ende nuk e besoj se kam shënuar gol!

Elseid Hysaj pas fitores me Islandën: Ende nuk e besoj se kam shënuar gol!

Shqipëria ka arritur të marrë një fitore fantastike ndaj Islandës në “Elbasan Arena” duke fituar në shifrat 4-2. Një triumf që ishte i detyrueshëm për djemtë e Rejës, për të vazhduar shpresimin për kualifikimin në Europian.

Kapiteni i kuqezinjëve, Elseid Hysaj, është shprehur për “Supersport” se ende nuk e beson se gjendet në listën e golashënuesve për ndeshjen e sotme.

“E dinim se kishim potencialin për të luajtur ndaj Islandës. Ishim të bindur për një lojë të bukur këtë herë. U largova vetë. Akoma nuk e besoj se kam bërë gol. Duhet të shkoj jashtë dhe të marrë veten njëherë. Ka qenë ndjenja më e bukur që kam ndierë”, ka thënë Hysaj.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top