You are here
Home > Kryefaqja > Ekzekutohet kapo-ultrasi i Lacios si në filma, në Itali ia lënë autorësinë…shqiptarëve!

Ekzekutohet kapo-ultrasi i Lacios si në filma, në Itali ia lënë autorësinë…shqiptarëve!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin e Italisë pasi u ekzekutua kapo-ultrasi i Lacios, Fabrizio Piscitelli. I njohur ndryshe edhe si “Diabolik”, personi që ndërroi jetë ka hasur një skemë kriminale që ishte e organizuar deri në detaje.

Madje mund të quhet edhe si një skenar filmi me mënyrën sesi u zbatua. Vetëm një gjuajtje me pistolën e kalibrit 7.65 nga pas shpine dhe në lartësinë e kokës, ka rezultuar fatale për Piscitellin. Ky i fundit ishte duke ecur në park, ndërsa ekzekutori përfitoi nga turma e madhe e njerëzve për t’u fshehur mes tyre derisa bëri goditjen fatale.

Në Itali kanë ngritur edhe hipotezat e para për vrasjen e kapo-ultrasit të Lacios, duke e lidhur me shqiptarët. E gjitha kjo pasi Piscitelli kishte një të kaluar kriminale dhe gjithmonë e më shumë po merrte përparësi për drogën dhe organizime të tjera të jashtëligjshme në Itali. Pra një eliminim për të mbyllur hesapet e punëve “të pista”, që rruga të ishte më e lirë. Ndërsa një pistë tjetër që është ngritur nga mediat italiane, e lidh këtë vrasje me mafian napoletane, që konsiderohet e njëjtë me atë shqiptare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top