You are here
Home > Futboll Bota > Ekuban e gjen parajsën në Turqi, ashtu si edhe në Shqipëri: Nuk largohem nga këtu!

Ekuban e gjen parajsën në Turqi, ashtu si edhe në Shqipëri: Nuk largohem nga këtu!

Një nga sulmuesit që do të mbetet gjatë në mëndjen e sportëdashësve shqiptar është Kaleb Ekuban. Kjo pasi flasim për një futbollist që vështirë se vjen më në kapionatin shqiptar të futbollit. Gjatë kohës që luante në Shqipëri, 24-vjeçari ganez ishte pjesë e skuadrës së Partizanit, ku me këta të fundit arriti të rivalizonte Skënderbeun deri në javën e fundit të një prej kampionateve më të bukur në historinë e Superligës.

Menjëherë pas rendimentit të lartë tek klubi i kuq, Ekuban u transferua në kampionatin anglez, pikërisht tek skuadra e Leeds. Me këta të fundit nuk arriti dot pritshmëritë, teksa vetëm pas 1 viti u huazua tek turqit e Trabzonsporit. Në fund të këtij sezonit, sulmuesi ganez do të kthehet sërish tek anglezët, por mesa duket drejtuesit e skuadrës turke po mendojnë ta mbajnë si pjesë të tyren Ekubanin.

Në një intervistë të tij të dhënë së fundmi, 24-vjeçari ganez u shpreh se huazimi i tij përfundon në fund të sezonit, por vë në dukje se drejtuesit e Trabzonsporit nuk duan ta lënë lojtarin të largohet. “Huazimi im mbaron në fund të sezonit, por klubi nuk do të më lërë të largohem. Ishte zgjedhje e mirë ajo që bëra për të ardhur në Trabzon”, përfundoi Ekuban për mediat turke. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top