You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ Mori karton të kuq në debutim, reagimi i trajnerit zviceran ndaj Taulant Seferit

Ekskluzive/ Mori karton të kuq në debutim, reagimi i trajnerit zviceran ndaj Taulant Seferit

Taulant Seferi ka debutuar me Xamaxin ndaj Thunit në atë barazim 2-2, megjithëse jo të gjitha gjërat morrën rrjedhën e duhur. Sulmuesi shqiptar do të merrte kartonin e dytë të verdhë në minutën e 74, për të dalë kështu nga fusha e lojës.

Deri në ato momente lojtari kuqezi kishte bërë paraqitje shumë pozitive, duke lënë gjurmë në fushën e lojës. Trajneri i Xamaxit që luan në elitën e Zvicrës, quhet Joel Magnin. Një emër i njohur për Taulant Seferin pasi së bashku kanë punuar tek të rinjtë e Young Boysit.

“Shqiperia.ch” zbulon se menjëherë pas ndeshjes së djeshme, Magnin ka shkuar për të folur më veçanërisht me Seferin. Tekniku zviceran i ka ofruar mbështetjen dhe ka shprehur vlerësime të mëdha, duke i thënë se ka zhvilluar një paraqitje shumë pozitive, përtej kartonit të kuq të marrë ndaj Thunit. Pikërisht për këtë ka nevojë edhe sulmuesi shqiptar, që e ka nisur si titullar në kampionatin zviceran. Sa më shumë mundësi dhe besim të tillë që të marrë nga Xamax, aq më shumë afrohet edhe me Kombëtaren, duke parë se muaj shtator po vjen dalëngadalë. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top