You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Flet njeriu i momentit, Ismajli: Nëse nuk shënojmë, mos ta diskutojmë më Europianin

Ekskluzive/ Flet njeriu i momentit, Ismajli: Nëse nuk shënojmë, mos ta diskutojmë më Europianin

Ditën e djeshme Shqipëria mori një disfatë jo të merituar nga Turqia, teksa këta të fundit arritën të triunfonin me rezultatin 0-2. Për atë çka u tregua në fushën e blertë, në përfundim të ndeshjes nuk fitoi më i miri në fushë, pasi në pjesën më të madhe të ndeshjes ishin kuqezinjtë që dominuan.

Pikërisht në aspektin e lojës, futbollisti më i mirë për kuqezinjtë mbrëmjen e shkuar, ishte Ardian Ismajli, ku u tregua vendimtarë me ndëryrjet e tij dhe gjithashtu kishte një saktësi tepër të lartë. Kohët e fundit 22 vjeçari shqiptar po konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Lorik Canës, ku me paraqitjet e tij ndeshje pas ndeshje me fanellën e Kombëtares, po e përforcon më shumë këtë tezë.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Ismajli u shpeh për “Shqiperia.ch” që ishte në stadium, se Panuçi i komplimentoi lojtarët për paraqitjen që bënë dhe gjithashtu mbrojtësi ishte i zhgënjyer pasi nuk arritën dot të shënonin.

“Pas ndeshjes trajneri na komplimentoi per lojën e zhvilluar, pasi për të qënë të sinqertë luajtëm mjaft mirë. Kështu është, kur nuk shënon do ta pësosh. Në Europian shkohet duke arritur të shënojmë gola dhe në qoftëse nuk e bëjmë një gjë të tillë, atëherë nuk kemi pse ti synojmë finalet e Europianit”, u shpreh Ismajli pas ndeshjes./Rexhino Begolli- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top