You are here
Home > Futboll Bota > Ekskluzive/ Ademi tregon prapaskenën: Finlanda kërkoi të më afronte, nuk pendohem për Shqipërinë

Ekskluzive/ Ademi tregon prapaskenën: Finlanda kërkoi të më afronte, nuk pendohem për Shqipërinë

Albion Ademi është një nga talentet e reja më premtues të së ardhmes, ndërsa mesfushori 19-vjeçar zgjodhi të braktiste Finlandën për të zgjedhur Shqipërinë.

Aktualisht pjesë e kuqezinjve U-21, që drejtohen nga ana e Alban Bushit, këtë herë Ademi mund të luajë për herë të parë për atdheun e tij. Afrimi i tij ka ndodhur që në muajin tetor, por problemet me dokumentacionin, nuk e luan këtë lojtar që të luante për Shpresat tona.

Tashmë kjo i përket së kaluarës, ndërsa Ademi do të bëj për vete në pak tifozët shqiptarë, kjo duket e garantuar. Në një prononcim për “Shqiperia.ch”, vetë futbollisti që luan për Inter Turkun në kampionatin finlandez, ka treguar pak nga prapaskenat e zgjedhjes së tij.

“Mundësia e zgjedhjes për Finlandën? Sigurisht që e kam menduar gjatë, por unë jam shqiptar dhe kam dëshirë të luaj për vendin tim, për ngjyrat tona. Finlanda më ka afruar shumë që të mos i largohem, por unë e kisha vendosur zgjedhjen time për Shqipërinë.

Nuk kam për t’u penduar për Kombëtaren. E ardhmja jonë më duket shumë e mirë, pasi kemi lojtarë të tillë dhe mund të shkojmë sërish në Europian. Premtimi im? Luaj me 200% tim në çdo ndeshje, por edhe për të shënuar.

Sa i përket klubit, gjërat po shkojnë mirë. Në atë skuadër ka lojtarë më kualitet dhe jemi kualifikuar për në “Europa League”, u shpreh Ademi. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top