You are here
Home > Kombëtarja > Ekipi serb me humor të zi për tërmetin në Shqipëri: Me ne ka lëkundje

Ekipi serb me humor të zi për tërmetin në Shqipëri: Me ne ka lëkundje

Në një kohë që Shqipëria përjetoi një situatë vërtet shumë të vështirë pas atij tërmeti 6.4 ballësh të shkallës rihter që goditi vendin dhe u ndje në një pjesë të madhe të rajonit, nuk ka munguar as humori i zi që vjen nga Serbia. Klubi serb Javora ka bërë një postim në faqen zyrtare në “Twitter”, ku shkruajnë: “Nuk u surprizuam nga tërmeti, me ne vazhdimisht ka lëkundje”.

Skuadra serbe është ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit të Serbisë, ku pas 5 ndeshjeve pa humbje, janë mposhtur me rezultatin e thellë nga Partizani i Beogradit me shifrat 6-2. Duke parë këtë luhatje të madhe në formën e tyre, klubi ka vendosur të bëjë humor dhe të përdorë tëmetin e rënë në Shqipëri për t’ia arritur këtij qëllimi. Por gjithashtu edhe duke e lidhur rezultatin ndaj Partizanit të Beogradit me magnitudën e tërmetit në Durrës./Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top