You are here
Home > Futboll Bota > Efekti i 60 cigareve! Maurizio Sarri nis sezonin e jetës… kundër sëmundjes!

Efekti i 60 cigareve! Maurizio Sarri nis sezonin e jetës… kundër sëmundjes!

Maurizio Sarri do të mungojë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Parmës. Tekniku italian ka ndier probleme shëndetësore pas ndeshjes miqësore, luajtur të shtunën e kaluar ndaj Triestinës. Sipas asaj çfarë raportojnë mediat italiane, Sarri vuan nga pneumonia, një sëmundje serioze e mushkërive. Fillimisht është menduar se bëhej fjalë thjeshtë për një virozë gripale, por trajnerit 60 vjeçar pas testeve mjekësore të kryera i është konfirmuar gjendja e rënduar e tij.

Shkaku kryesor i sëmundjes dyshohet të jetë konsumimi në masë mjaft të madhe i cigareve nga ana e trajnerit. Sarri përpara disa kohësh ka pohuar se e tepron me duhanin duke pirë deri në 60 cigare në ditë. Një sasi kaq e lartë nikotine e cila ka dëmtuar mushkëritë e trajnerit të Juventusit. Sarri gjithashtu ka njoftuar edhe klubin mbi gjendjen e tij, duke kërkuar kohën e nevojshme për nisjen e terapive mjekësore.

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një gjendje gripale, por për një problem shëndetor më të avancuar nga i cili mijëra njerëz në botë humbin jetën çdo vit. Fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe të moshuarit mbi moshën 75-vjeç janë pacientët më të prekur. Sari e justifikon deri diku moshën me konsumimin e lartë të cigareve, si faktori kryesor që e ekspozon në këtë sëmundje.

Madje për të forcuar këtë hipotezë ndikon edhe vetë reagimi i Chelseat, që uron një shërim të shpejtë për ish-teknikun e bluve, si për të treguar se nuk bëhet fjalë vetëm për një grip normal. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top