You are here
Home > Futboll Bota > E qartë/ Udhëtimi i Salas u projektua për “vetëvrasës”, piloti i avionit ishte daltonik

E qartë/ Udhëtimi i Salas u projektua për “vetëvrasës”, piloti i avionit ishte daltonik

Tragjedia që ndodhi në muajin janar dhe mori gjithë vëmendjen e botës, ishte ajo e udhëtimit të futbollistit Emiliano Sala. Asnjëherë nuk do e mbërrinte destinacionin, pasi avioni u përmbyt dhe asnjë prej pjesëtarëve të saj nuk u gjend i gjallë.

Të paktën Sala jo, pasi trupi i pilotit Ibbotson nuk është gjendur ende. Mediat e njohura sportive nuk kanë rreshtuar së kërkuari faktin se për çfarë arsye ky udhëtim rezultoi fatal, duke ditur se raste të tilla janë shumë të rralla. Hijet e dyshimit për projektimin e një udhëtimi “vetëvrasës”, shtohen edhe më shumë pas zbulimit të “BBC”.

Kjo e fundit qartëson se piloti Ibbotson ishte daltonik dhe kjo ishte arsyeja se përse nuk lejohej të fluturonte natën, pra nuk e kishte lincencën për ta bërë një gjë të tillë. Por në kulmin e sigurisë dhe kur bëhej fjalë për një personazh të njohur si Sala, u eksperimentua me Ibbotson, që të ishte njeriu që do të udhëhiqte atë udhëtim. Madje, kjo ndodhi në minutën e fundit, pasi më parë rezulton emri i një tjetri pilot që duhej të gjendej në atë avion. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top