You are here
Home > Futboll Bota > E pohon presidenti në “Ligue 1”, Kastrati luajti ndeshjen e fundit në Kroaci

E pohon presidenti në “Ligue 1”, Kastrati luajti ndeshjen e fundit në Kroaci

Lirim Kastrati luajti ndeshjen e tij të fundit në kampionatin kroat. Lajmet e fundit mbi një kalim të mundshëm të sulmuesit shqiptar në Ligën e Parë franceze në ekipin e Reims, tashmë janë konfirmuar. Ka qenë vet presidenti i ekipit francez që ka pohuar se Kastrati  do të afrohet shumë shpejt në radhët e Reims, aty ku e pret edhe futbollisti tjetër shqiptar, Arbër Zeneli.

Interesim për shqiptarin ka pasur edhe nga Beshiktashi në Turqi, por duket se projekti i francezëve e ka bindur më tepër. Mësohet se marrëveshja me Lokomotivën e Zagrebit do të arrihet për shifrën e 1.5 milionë euro.  Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, lojtari do të nënshkruajë për dy vjet me klubin e Reims. Kampionati francez pritet t’i japë një tjetër përgjegjësi futbollistit sqiptar, pasi  niveli dhe vështirësia e tij është më e lartë se ajo e kampionatit kroat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top