You are here
Home > Futboll Bota > E pakuptueshme/ Shiriti i kapitenit nuk e mban peng, Granit Xhaka përfundon te ish-rivali i Kukësit

E pakuptueshme/ Shiriti i kapitenit nuk e mban peng, Granit Xhaka përfundon te ish-rivali i Kukësit

Për të mbajtur ‘’peng” Granit Xhakën në Angli, drejtuesit e Arsenalit dukej se e kishin gjetur zgjidhjen. E thjeshtë, shiriti i kapitenit për ta bërë mesfushorin me origjinë shqiptare të ndihej edhe më i rëndësishëm.

Por një lajm disi i pakuptueshëm vjen nga Di Marzio, i cili flet për një arritje të marrëveshjes mes Romës dhe Arsenalit për Xhakën. Gjithçka e bën fakt të kryer, madje raporton se javën tjetër do të kryen edhe testet mjekësore. Nëse gjithçka do të merte formën zyrtare, atëherë do të ishte një lëvizje e gabuar e këtij futbollisti.

Ajo që të lë më shumë dyshime është fakti se Granit Xhaka e kërkonte me patjetër “Champions League’, por do të përfundoj te Roma që luan në grupet e “Europa League’ falë përjashtimit të Milanit, pasi në të kundërt mund të ndeshej me Kukësin në turin e dytë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top