You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E ndihmon Xhaka dhe Ajeti, Zhegrova sheh larg: Të bëhem lojtar i madh i Bazelit

E ndihmon Xhaka dhe Ajeti, Zhegrova sheh larg: Të bëhem lojtar i madh i Bazelit

Edon Zhegrova duket se ka ndryshuar diçka në stilin e tij të lojës, pasi në takimin ndaj Grashopërsit jo vetëm që shkëlqeu, por edhe ishte më produktiv për shokët e skuadrës. Lojtari shqiptar njihet shumë për lojën e tij individualiste e të tepruar shpeshherë, por në Zvicër nuk mund të tolerohet një gjë e tillë.

Ndryshimi vihej re në ndeshjen e parë që Zhegrova luajti për 90 minuta, duke marrë gjithë vlerësimin e opinionit sportiv. I ndihmuar shumë nga Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka, ambientimi për këtë futbollist ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në një intervistë për median e klubit të Bazelit, Zhegrova ka thënë se kërkon të jetë lojtari i madh i rradhës që nxjerr kjo skuadër: “Unë nuk jam i kënaqur kurrë me veten, gjithmonë kërkoj më shumë. Erdha te kjo skuadër pasi është shumë e madhe në Zvicër. Nga këtu kanë dalë shumë lojtarë me emër në Europë dhe unë dua të bëhem i rradhës”, ka thënë Zhegrova. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top