You are here
Home > Kombëtarja > E merr kudo ku shkon, njeriu i cigareve afron Hysajn te kampionët e Italisë

E merr kudo ku shkon, njeriu i cigareve afron Hysajn te kampionët e Italisë

Mauricio Sari është njeriu që krijoi Elseid Hysajn si futbollist. Mbrojtësi shkodran mori hov të madh te Empoli, atje ku do të binte në sy për nivelin e jashtëzakonshëm që tregoi në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Nuk ishte e nevojshme të pritej më gjatë, Sarri largohej për te Napoli dhe ndër dëshirat e para ishte transferimi i shkodranit. Menjëherë Hysaj mori vendin e titullarit të padiskutueshëm, me një skuadër që ka kalibër të lartë, pasi ka ndjekur Juventusin kryesues dhe luan në “Champions League”.

Njeriu i fiksuar pas cigareve, Sarri, e kërkoi mbrojtësin kuqezi edhe te Chelsea, megjithëse tratativat ngecën në këtë drejtim. Por edhe vetë koha e trajnerit në fjalë te anglezët duke thuajse e mbaruar, për të nisur një aventurë të re në Itali. Mediat angleze e quajnë fakt të kryer marrjen e drejtimit të Juventusit, ndërsa “IlMatino” raporton se Hysaj është një nga futbollistët që do i bashkangjitet. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top