You are here
Home > Futboll Bota > E mbani mend Xhakaaaa? Lokaj shprehet çuditshëm për Shqipërinë: Nuk e dua o vlla…

E mbani mend Xhakaaaa? Lokaj shprehet çuditshëm për Shqipërinë: Nuk e dua o vlla…

Ndoshta si emër jo të gjithë e njohin, por të paktën njëherë e keni dëgjuar komentatorin Andi Lokaj që “ulëret” gjatë golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit kundër Serbisë. Por një deklaratë tërësisht e pakuptimtë ka ardhur së fundmi nga kjo figurë e njohur, që nxit përçarjen mes shqiptarëve.

Sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”, Lokaj i ka tejkaluar caqet në një emission që transmetohet në “Radio Televizionin e Kosovës” duke folur në këtë mënyrë për Kombëtaren e Shqipërisë: “Unë nuk e dua Shqipërinë o vlla, e dua Kosovën. Këto janë gjëra të babadimrit. Kosova e ka Kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”.

Një deklaratë tërësisht e përçartë kjo nga ana e Lokajt, ndërsa edhe më e keqja është fakti që vjen në televizonin më të ndjekur në Kosovë dhe kjo fut frymën e gabuar edhe tek të rinjtë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top