You are here
Home > Futboll Bota > E mbani mend Bytyqin dhe historinë prekëse? Manchester City e bën shef talentesh

E mbani mend Bytyqin dhe historinë prekëse? Manchester City e bën shef talentesh

Iu kujtohet emri i Sinan Bytyqit? Dikur cilësohej si talenti shqiptar më premtues në Europë, teksa stërvitej me të rinjtë e Manchester City. Cilësitë dhe koha fliste në favor të tij, derisa jeta i mbyll një derë, për t’i hapur një tjetër më vonë.

Pas një diagnostikimi karriera e Bytyqit si futbollist do të përfundonte pa nisur mirë, pasi rezultoi me problem në zemër. Futbolli nuk mund të luhej më, sepse rrezikohej jeta e tij. Manchester City e gjeti mënyrën më të mirë për t’ia ulur trishtimin, duke i besuar një vend si skautë, për të udhëtuar në shtete të ndryshme dhe të jepte sygjerime te gjigandët anglez mbi futbollistët e prespektivës.

Së fundmi Bytyqi ka marrë një rol të ri te Manchester City, për t’u kthyer si shef i zbulimit të talenteve në Austri dhe Zvicër. Të gjithën këtë e njofton vetë protagonisti: “Jam i gëzuar me të vërtetë për të ndarë disa lajme të mëdha. Mbarova diplomimin për (zbulim talentesh), pasi kam marrë një rol të ri si shef i zbulimit të talenteve për Manchester Cityn në rajonin e Austrisë dhe Zvicrës”, njofton Bytyqi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top