You are here
Home > Futboll Bota > E kush do ta mendonte? Dita e fundit e “Premier League”, Liverpuli e fiton titullin vetëm nga Brightoni

E kush do ta mendonte? Dita e fundit e “Premier League”, Liverpuli e fiton titullin vetëm nga Brightoni

Liverpuli është vetëm 1 pikë larg Mançester Sitit, në garën e këtyre skuadrave për të fituar titullin kampion në Angli. Vetëm një ndeshje e fundit ka ngelur në “Premier League”, ndërsa skuadra e Shaqirit dhe shokëve të tij, do të jetë më shumë nga përballja mes Mançester Sitit dhe Brightonit.

Këta të fundit kanë premtuar se do të bëjnë gjithçka, vetëm për t’i prishur festën Guardiolës. Mesfushori i Brightonit, Pascal Gross ka thënë së fundmi: “Unë jam profesionist dhe dua të fitoj në çdo takim. Klopi e meriton realisht titullin dhe Liverpuli ka luajtur në nivele të larta. Ne do të japim gjithçka vetëm për ta ndalur”. Por, kush mund ta imagjinonte në fillimin e sezonit se shpresat e Liverpulit për të fituar titullin kampion do të vareshin pikërisht nga Brightoni? /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top