You are here
Home > Futboll Bota > E kërkon Fulhami me ofertë konkrete, Elbasan Rashani e pranon: Normale që ka mundësi!

E kërkon Fulhami me ofertë konkrete, Elbasan Rashani e pranon: Normale që ka mundësi!

Fulhami është hedhur në merkato për të marrë shërbimet e futbollistit të Kosovës, Elbasan Rashanit. Ky i fundit nuk njihet shumë për zhurmën mediatike, megjithatë do të merrte vëmendjen e të gjithëve falë golit të fitores që realizoi ndaj Bullgarisë.

Ekipi londinez ka bërë edhe një ofertë konkrete, teksa ofron 500 mijë euro për të marrë në Angli lojtarin 26-vjeçar që luan me Odd në Norevegji. Për momentin është ende herët për të folur rreth shanseve që kjo marrëveshje të mbyllet, por Rashani e thotë hapur dhe pa asnjë diplomaci për “Indeksionline” që do të transferohet në një skuadër tjetër gjatë kësaj merkato: “Normale që ka mundësi për t’u transferuar, nuk kam shumë informacione. Menaxheri im është ai që punon për këto gjëra dhe tani jemi duke pritur”, ka thënë Rashani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top