You are here
Home > Kombëtarja > E kanë futbollin në gen, Barcelona rekruton nipin e Taulant Seferit

E kanë futbollin në gen, Barcelona rekruton nipin e Taulant Seferit

Futbolli në familjen Seferi duket se e ka nisur prej kohësh traditën e tij, për të vazhduar në kontributin edhe në emër të Shqipërisë. Taulant Seferi njihet nga të gjithë tifozët shqiptarë, si lojtar i jashtëzakonshëm me mënyrën që paraqitet në fushën e blertë, por edhe si një patriot i madh.

Këtu flasim për njeriun që la Maqedoninë e Veriut, megjithëse këta të fundit i besuan që në moshën 17-vjeçare në Kombëtaren A, vetëm për ta mbajtur. Madje në këtë aspekt do të thyente edhe rekordin e vetë legjendës Pandev.

Së fundmi nga kjo familje është Kenan Idrizi, nipi i Taulant Seferit, djaloshi që duhet mbajtur shënim. I rritur në akademinë e Young Boysit në Zvicër, është mbajtur një organizim në Lugano për të spikatur talentet e reja. Atje është zgjedhur si golashënuesi i turneut, duke bindur menjëherë drejtuesit katalanas që ishin në atë organizim. Ata e kanë pranuar në shkollën e Barcelonës, për të rritur një talent shqiptar të së ardhmes.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top