You are here
Home > Kryefaqja > E hodhi me një dorë, ndërsa e pret me tjetrën! Shkëndija shqiptare shumë afër “Europa League”

E hodhi me një dorë, ndërsa e pret me tjetrën! Shkëndija shqiptare shumë afër “Europa League”

“Zoti të hedh me një dorë, por të pret me tjetrën”. Kjo është një shprehje që përdoret shumë nga besimtarët dhe gjen vend më së miri për rastin e Shkëndijës së Tetovës.

Ekipi kuqezi kishte gjithë vëmendjen e tifozëve shqiptarë në përballjen e turit të parë të “Champions League” ndaj modestëve të Kaljusë. Presioni shtohej, ndërsa fati vendosi tërësisht për daljen e Shkëndijës nga ky kompeticion.

Shumë shtylla dhe traversa të ardhura të ardhura në të dy ndeshjet, raste të shpërdoruara dhe mundësi të cilat do të jepnin një fitore tenistike.  Por në fund do të ishte Kalju që me 2 goditje në portë dhe po aq gola, do të kalonte më tej pavarësisht se i kuptoi diferencat që ishin në fushë.

Gjatë ditës së sotme, ishte koha që Shkëndija të pritej me dorën tjetër. Si rrallëherë më parë, Shkëndija do të gjejë pikërisht të njëjtën skuadër në turin e tretë të “Europa League”. Një mundësi e jashtëzakonshme për të arritur në “Europa League”, duke qënë vetëm një hap larg.

Kalju është një kundërshtar tërësisht i kalueshëm për ekipit e Tetovës, por fillimisht duhet të mundet Dudelange në turin e dytë. Nëse Shkëndija do të bëj detyrat e saj, atëherë do të ketë vetëm një kundërshtar në fazën e “Play Offit” që do e ndajë për kalimin ose jo në turet e “Europa League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top