You are here
Home > Kosova > E habitshme! Në Kosovë rrahin portierin e Turqisë, trajneri: Ku shkoi vëllazëria jonë?

E habitshme! Në Kosovë rrahin portierin e Turqisë, trajneri: Ku shkoi vëllazëria jonë?

Një situatë e padëgjuar më parë ka ndodhur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas përfundimit të ndeshjes mes Kosovës U21 dhe Turqisë U21, me rezultatin 3-1, në ambientet e brendshme të stadiumit është dhunuar portieri rezervë i përfaqësueses së Turqisë. Skandalin e ka bërë të ditur vet trajneri i 21 vjeçarëve, Vedat Inceefe, i cili ka akuzuar si shkaktar të dhunës një nga antarët e sigurimit.

Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare portieri turk dyshohet të jetë grushtuar nga antarë të sigurimit por arsyeja e përplasjes mbetet ende e paditur. I menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit Inceefe i cili ka kërkuar llogari para përgjegjësve të stadiumit për të denoncuar rastin e dhunës.

“Nuk mund ta pranoj sulmin ndaj lojtarit tim. Një person i sigurimit e ka shtyrë, e ka futur brenda e ka rrahur me grushte portierin. Kërkoj të dijë pse ndodhi kjo? Është e pafalshme. ku shkoi vllazëria mes Kosovës dhe Turqisë? Pse duhet të ndodh? Më gjeni personin që e bëri këtë”, ka thënë në debat e sipër Vedat Inceefe./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top