You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Transferimi surprizues i Taulant Seferit, vjen një tjetër huazim nga Young Boys

E fundit/ Transferimi surprizues i Taulant Seferit, vjen një tjetër huazim nga Young Boys

Një lëvizje e minutave të fundit në merkato ka ardhur nga sulmuesi shqiptar, Taulant Seferi. Një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm dhe që ka fituar prej kohësh dashurinë e tifozëve shqiptarë.

Por në sezonin e ardhshëm ky lojtar nuk do të jetë pjesë e kampionëve të Young Boysit, ashtu si edhe pritej. Seferi është huazuar te Xamax për një vit, ku do të luajë në elitën e futbollit zviceran. “Shqiperia.ch” mëson se gjithçka është kryer brenda ditës së sotme, me një lëvizje që ka qënë disi surprizuese.

Ndërkohë vetë Taulant Seferi është shprehur: “Jam shumë i lumtur që do të jem për 1 vit i huazuar te skuadra e madhe e Xamax. Falenderimi shkon për Zotin, familjen time dhe menaxherin. Do të jap më të mirën për të arritur objektivat e mia dhe të klubit”, shkruan Seferi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top