You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Trajneri Reja pas fitores: Në futboll ka gjithmonë vuajtje, e frikshme nëse nuk ia dilnim

E fundit/ Trajneri Reja pas fitores: Në futboll ka gjithmonë vuajtje, e frikshme nëse nuk ia dilnim

Shqipëria ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Moldavisë, falë golave të Cikalleshit dhe Ramadanit. Të rëndësishme janë tre pikët në këtë grup, për të shpresuar për më tej edhe për një kualifikim të mundshëm.

Trajneri Reja është shprehur i lumtur për fitoren, duke thënë se nëse nuk do të arrihej një gjë e tillë, atëherë do të ishte disi e frikshme për vazhdimësinë.

“Na duhej fitorja dhe kjo ishte e rëndësishme. Djemtë e humbën disi besimin pas takimit me Islandën dhe do të ishte disi e frikshme nëse nuk do të fitonim me Moldavinë. Duhej pak pushim nga ndeshja me Islandën dhe në 15 ditë nuk mund të bëj gjithçka. Ky është futbolli dhe gjithmonë ka vuajtje. Nuk mund të fitosh ndryshe. Në pjesën e mbrojtje kishte disi probleme dhe Cikalleshi me Roshin bën diferencën. Uzuni arriti të luante në kualitet të lartë për 90 minuta dhe të shtynte përpara”, ka thënë Reja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top