You are here
Home > Kryefaqja > E fundit/ Policia shqiptare i bën pritë, Crvena Zvezda nuk lejohet në Kosovë

E fundit/ Policia shqiptare i bën pritë, Crvena Zvezda nuk lejohet në Kosovë

Mes një tensioni dhe ankthi të madh pritej mbërritja e Crvena Zvezdës në Kosovë. Ekipi i njohur serb ishte planifikuar të luante një ndeshje në territorin e Kosovës ndaj një ekipi të quajtur Trepça, për Kupën e Serbisë.

Nga organizmat më të lartë të futbollit ishte dhënë edhe leja që kjo ndeshje të zhvillohet në territorin shqiptar. Rreth orës 11:00 pritej që skuadra serbe të kalonte territorin. Megjithatë, policia shqiptare në Kosovë ,e 100 trupa, po i bën pritë Crvena Zvezdës për të mos lejuar kalimin normal të tyre. Sipas informacioneve të ardhura nga mediat serbe, ndeshja është anulluar dhe nuk do të zhvillohet pikërisht për këtë arsye.

Së bashku me ekipin serb kanë mbërritur edhe disa tifozë serbë, që kanë kënduar koret e tyre, duke e quajtur Kosovën si pjesë të Serbisë. Policia shqiptare e Kosovës e ka bërë të qartë se nuk do të ketë kalim dhe pritet që Crvena Zvezda të kthehet.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top