You are here
Home > Futboll Bota > E fundit nga Italia/ Hysaj i surprizon të gjithë, nuk ka “Marina, Marina” për shkodranin

E fundit nga Italia/ Hysaj i surprizon të gjithë, nuk ka “Marina, Marina” për shkodranin

Zërat e “Tuttomercatoweb” tashmë e japin në formë të zyrtarizuar, ndërsa para pak minutash është raportuar se Elseid Hysaj nuk do të lëviz nga ekipi i Napolit. Teksa të gjithë prisnin kalimin e shqiptarit te Chelsea, një prapakthehu ka ardhur për futbollistin e Kombëtares.

Mbrojtësi i djathtë do të vazhdojë me skuadrën e tij, të paktën deri në verë. Kjo “martesë” do të zgjasë më tepër, ndërsa si garanci për këtë shërbejnë kontaktet e shkëputura të Napolit për të marrë një tjetër futbollist në krahun e shqiptarit.

Asgjë nuk kuptohet në lidhje me këtë vendim, pasi Ancheloti e ka shprehur hapur pakënaqësinë në lidhje me shkodranin. Madje, arriti deri aty aqsa ndaj Interit aktivizoi edhe sulmuesin Kalejon në krahun e Hysajt. Tashmë nga Italia raportohet se drejtuesit e Napolit i kanë dhënë besim Hysajt për vazhdimësi e për t’u mos larguar nga ekipi, ndoshta me një ndërhyrje të vetë presidentit.

Mesa duket De Laurentis, presidenti karizmatik i skuadrës italiane, nuk i duhet të këndojë këngën “Marina, Marina”, gjë që e bën sa herë flitet për marrëveshje me Chelsean, duke iu referuar krahut të djathtë të Abrahmovich. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top