You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Mavraj dhe Sadiku kërkuan pushimin, Reja tregon listën dhe zgjedhjet

E fundit/ Mavraj dhe Sadiku kërkuan pushimin, Reja tregon listën dhe zgjedhjet

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e radhës për kualifikueset e Europianit, atje ku prova më e vështirë dhe si një finale e vërtet do të jetë ajo me Turqinë. Ndërkohë që është publikuar edhe lista e Kombëtares, atje ku ka pasur edhe disa surpriza të bukura me debutimin e Taulant Seferit apo të Lindon Selahit.

Në konferencën për shtyp, Reja ka shpjeguar zgjedhjet e tij, por njëkohësisht ka bërë edhe një analizë për takimet që do të luhet në tetor.

“Mavraj ka një problem me krahun dhe do të operohet këtë javë. Më ka kërkuar pushim. Ky është problemi dhe shpresoj që ta kemi gati për në nëntor. Sa i përket Sadikut, kishte një problem familjar dhe prandaj është lënë jashtë. Kështu i kemi dhënë hapësirë edhe lojtarëve të rinjë si Selahi dhe Seferi, që janë për herë të parë në listë. Me Xhakën kemi folur dhe jemi sqaruar, unë doja që t’i jepja më shumë kohë të rinjëve, dua t’i njoh më mirë”, ka thënë Reja.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top