You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ Flet trajneri i Bullgarisë: Ne duhet ta pranojmë, nuk i kemi lojtarët si Kosova

E fundit/ Flet trajneri i Bullgarisë: Ne duhet ta pranojmë, nuk i kemi lojtarët si Kosova

Kosova ka mundur me rezultatin 2-3 ndaj Bullgarisë, duke i surprizuar të gjithë në fundin e takimit. Teksa gjithçka po shkonte drejt barazimit, do të ishte Rashani që do të gjente rrjetën, për të kaluar në avantazh dardanët.

“Shqiperia.ch” sjell edhe deklaratën e fundit të trajnerit të bullgarëve për mediat vendase, Krasimi Balakov, që e pranon humbjen duke theksuar faktin se nuk i ka futbollistët e tij si ata të Kosovës.

“Një fund i keq për ne, por duhet ta pranojmë që Kosova ishte jashtëzakonisht shumë më e mirë në fundin e ndeshjes. Janë komentuar gjatë për fromën e tyre, por tani, ne bullgarët, nuk mund të bëjmë asgjë. Kosova ka lojtarë klasi dhe ne duhet ta pranojmë. Ata e njohin topin shumë mirë dhe është e vështirë që ta humbin.

E dëshironim shumë atë golin e tretë, sepse do të na jepte fitoren. Por takimin e fitoi ai që ishte më mirë fizikisht. Mbrojtja jonë nuk luan në ekipe të mëdha. Jemi duke vuajtur me lojtarët që luajnë në kampionatin vendas. Nuk i kemi futbollistët që të luajnë me skuadrat e nivelit të lartë, ndërsa Kosova i ka 2-3 të tillë”, ka thënë Balakov. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top