You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Dhurata më e bukur në Pavarësinë e Kosovës, Lirim Kastrati zyrtarizohet te Dinamo e Zagrebit

E fundit/ Dhurata më e bukur në Pavarësinë e Kosovës, Lirim Kastrati zyrtarizohet te Dinamo e Zagrebit

Lirim Kastrati ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Vetëm pak minuta më parë, ka ardhur edhe zyrtarizimi si lojtari më i ri i Dinamos së Zagrebit. Bëhet fjalë për një kontratë 5-vjeçare, e cila tregon qartë besimin e klubit të ri karshi Kastratit.

Sa i përket shifrës së derdhur në arkat e klubit të Lokomotivës së Zagrebit, ende nuk është bërë e ditur saktësisht, por bëhet fjalë për pak më tepër se 2.5 milionë euro. Ai do të lihet deri në fundin e sezonit te Lokomotiva, për t’u bashkuar më pas me Zagrebin. Kastrati ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tiranës, që njihet si Shkolla e Mjeshtërisë Sportive. Atje ka dalë edhe kampion i Shqipërisë me U-17, ndërsa më pas do t’i bashkohej të rinjëve të Lokomotivës.

Gjithmonë e më tepër do të bindte, ndërsa i ofruan vendin në ekipin e parë. Një shpërthim i menjëhershëm i Kastratit do të sillte edhe një vetbesim të madh te lojtari, që në një periudhë të caktuar luajti edhe kartën për të bindur Kroacinë që ta afronte në Kombëtare. Por pasi nuk mori reagimin e duhur, zgjodhi që t’i bashkohej Kosovës, ndërsa edhe Shqipëria kishte shfaqur interesimin e saj për të. Gjithsesi, kjo është dhurata më e bukur që mund t’i jepej Kosovës për 17 shkurt, datën e Pavarësisë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top