You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ U largua prej skandalit në Rumani, Aliji është pranë skuadrës turke

E bujshme/ U largua prej skandalit në Rumani, Aliji është pranë skuadrës turke

Naser Aliji është larguar nga Dinamo e Bukureshtit me një vendim të vetë mbrojtësit të Kombëtares. E gjitha kjo erdhi pasi ky futbollist u shpreh se te klubi rumun kishte edhe kërcënime të shpeshta se nëse nuk do të fitonin një ndeshje, lojtarët nuk do të merrnin pagesën që u takonte.

Prej asaj kohe nuk ishte publikuar asgjë rreth një aventure të re të Alijit. Por në orët e fundit situata e mbrojtësit kuqezi është zbuluar disi. Sipas asaj që zbulon “Shqiperia.ch” në mediat turke, Kaysespori po sheh mundësinë për të marrë lojtarin e Kombëtares në merkaton e verës. Fjalën e fundit do ta thotë Aliji, për të mbyllur këtë marrëveshje apo për ta refuzuar atë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top