You are here
Home > Kryefaqja > E bujshme/ Trajneri i Slovan Bratislavës merr vendimin, bojkoton ndeshjen me Feronikelin

E bujshme/ Trajneri i Slovan Bratislavës merr vendimin, bojkoton ndeshjen me Feronikelin

Feronikeli do të përballet sot ndaj Slovan Brastilavës, në takimin e vlefshëm për turin e dytë të “Europa League”. Më herët është raportuar se dy lojtarët serbë të Bratislavës, Aleksandar Cavric dhe Dejan Drazic do të bojkotonin ndeshjen.

Arsyeja është e njëjtë ashtu si edhe në Mali i Zi-Kosovë, për shkak të presionit të lartë që vjen nga Beogradi për të mos njohur Kosovën si shtet. Por ajo që nuk pritej disi, ishte fakti se edhe trajneri serb i Slovan Bratislavës, Vladimir Radenkovic, nuk do të jetë në pankinë ndaj Feronikelit. I gjithë zyrtarizimi ka ardhur nga vetë faqa zyrtare e klubit sllovak, ku është arritur me mirkuptimin e drejtuesëve dhe këtë herë nuk do të ketë dënime. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top