You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Tare bën të mundur gjithçka, super Muriqi mund të përfundoj te Lacio

E bujshme/ Tare bën të mundur gjithçka, super Muriqi mund të përfundoj te Lacio

“Telenovela” Muriqi ka marrë një rrjedhë të re dhe të paparashikueshme. Teksa të gjithë ishin të përqëndruar te pista Galatasarai dhe Fenerbaçe, një ekip i ri futet në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit të Kosovës.

Flitet për skuadrën e Lacios dhe e gjitha kjo falë drejtorit sportiv, Igli Tares. Një sezon fantastik kaloi Vedat Muriqi me Rizesporin, duke qënë i pandalshëm me golat e shënuara. Me 17 realizime dhe 8 asistime, padyshim që më mirë nuk mund të kishte.

“LaLaziosiamonoi” ka publikuar edhe interesimin e fundit që vjen nga Seria A, ndërsa pritet të shihet sesi do të shkojnë negociatat në ditët në vazhdim. Për momentin oferta më e lartë për Muriqin ka qënë 3 milionë euro, ndërsa drejtuesit e Rizesporit kërkojnë më tepër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top