You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ PAOK e mori këtë verë, zbulohen dy ekipe në Spanjë që kërkojnë Enea Mihajn

E bujshme/ PAOK e mori këtë verë, zbulohen dy ekipe në Spanjë që kërkojnë Enea Mihajn

Mjafton vetëm një sinjal në Greqi dhe interesimi për Enea Mihajn shtohet në mënyrë të menjëhershme. PAOK arriti të fitonte garën me shumë ekipe të njohura, mes tyre edhe Benfika, për të siguruar mbrojtësin e Kombëtares.

Por trajneri Ferrera e la jashtë listës për ndeshjen e “Champions League” ndaj Ajaksit. Kaq ka mjaftuar që disa ekipe të trokasin për Mihajn, që u mendua se ishte jashtë dëshirave të trajneri Ferrera. Fillimisht në mediat greke u hodh ideja e kalimit te Atromitos, por e gjitha kjo rezultoi një spekullim.

Së fundmi janë zbuluar dy ekipe spanjolle që kanë kërkuar shërbimet e Mihajt, megjithëse u transferua në merkaton e verës te PAOK. Bëhet fjalë për Leganesin dhe Gijonin, një ekip në “La Liga” dhe “Ligën e Parë”, por që mbrojtësi shqiptar pritet të qëndrojë te kampionët e Greqisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top