You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Malaga refuzon 1.5 milionë euro për Keidi Baren, i rritet ndjeshëm vlera e kartonit

E bujshme/ Malaga refuzon 1.5 milionë euro për Keidi Baren, i rritet ndjeshëm vlera e kartonit

Keidi Bare është lojtari më i dëshiruar shqiptar në Spanjë. Nga të rinjtë e Malagas arriti që jo vetëm të zinte vendin e titullarit, por edhe të konsiderohet si lojtar kyç. Rayo Vallecano kishte ofruar 500 mijë euro para pak ditësh për të transferuar mesfushorin shqiptar.

Ekipi në La Liga 2 kërkoi që të përfitonte nga kriza ekonomike e Malagas për t’i marrë një nga më të mirët që ka në skuadër. Përgjigja ka qenë menjëherë negative, ndërsa “Malaga Hoy” shkruan se një ofertë e re dhe e trefishuar ka mbërritur për të njëjtin lojtar.

Këtë herë Vallecano e ka trefishuar ofertën në 1.5 milionë euro, por sërish Malaga e ka refuzuar ofertën për Keidi Baren. “Plani i klubit është të përforcohet, jo të dobësohet”, tha drejtuesi i Malagas, Richard Shahen. Tashmë pritet që ofertat e radhës për Baren të jenë shumë më tepër se 1.5 milionë euro, për të bindur klubin që ta sakrifikojë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top