You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Këta janë vlonjatët e vërtetë, lojtari i Sasuolos lë Italinë për Shqipërinë

E bujshme/ Këta janë vlonjatët e vërtetë, lojtari i Sasuolos lë Italinë për Shqipërinë

Sa shumë raste kemi pasur me lojtarët shqiptarë, që me preteksin e një karriere më të mirë largohen nga atdheu dhe e braktisin atë, me gjithë kuptimin e fjalës. Por nga ana tjetër, nuk mungojnë edhe ato të krenarive, me futbollistë që nuk e harrojnë lehtë vendlindjen e tyre.

Një prej tyre është edhe Alesandro Ahmetaj, që bën pjesë te U-19 e Sasuolos. Futbollisti në fjalë ka qënë pjesë e të rinjëve të Italisë më parë, por ka kërkuar fanellën kuqezi.

Këtë gjë e ka pohuar vetë Ahmetaj për “Albanian Talents”, ndërsa sulmuesi me prejardhje nga Gorishti i Vlorës, sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet U-20 të Shqipërisë. Një rast leksioni ky për të gjithë të rinjtë, që e harrojnë lehtësisht tokën e tyre. Këta po që janë vlonjatët e vërtetë… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top