You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ E besoni apo jo? Armando Brojën e merr Lampard, u stërvit me ekipin e parë te Chelsea

E bujshme/ E besoni apo jo? Armando Brojën e merr Lampard, u stërvit me ekipin e parë te Chelsea

Duket e pabesueshme, por është e vërtet. Sulmuesit e Shqipërisë janë duke përjetuar një moment fantastik në Europë. Pasi Rei Manaj po thirret vazhdimisht nga ekipi i parë i Barcelonës, një tjetër sukses i madh vjen nga Anglia.

Nuk është iluzion apo hamëndësim, por Frenk Lampard ka thirrur Armando Brojën. Një ftesë kjo tërësisht e merituar për sulmuesin shqiptar, që arriti të lërë gjurmë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Arsenalit U-23. Pavarësisht se lojtari është vetëm 19-vjeç, trajneri i Chelseat, Lampard, vazhdon të tregojë besimin e tij të madh te akademia, por njëkohësisht edhe i vendosur në presionin e mediave angleze.

Këto të fundit kishin nisur të shkruanin prej kohësh se Broja e meritonte një shans në ekipin e parë. Por më herët luante dhe ishte makineri golash vetëm te U-18, ndërsa sapo tregoi vlerat edhe te U-23, thirrja e Lampard nuk vonoi. Armando Broja është stërvitur dje me lojtarët e ekipit të parë, me yje si Willian dhe Giroud, të cilët po përgatitjen për ndeshjen me Totenhemin.

Një super sfidë kjo që do të luhet në ditën e shtunë dhe do të dhurojë shumë emocione. Shumë e vështirë duket që të gjendet një vend në listën zyrtare që do të publikohet për lojtarët e grumbulluar nga Chelsea duke parë edhe emrin e kundërshtarit, por asgjë nuk është e pamundur. Më e rëndësishmja është se Armando Broja është nën urdhërat e Frenk Lampardit dhe kjo ndodhi për herë të parë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top