You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Do të shkojë te Chelsea, “Kielini i ri i Shqipërisë” bën jehonën e gjithë Europës

E bujshme/ Do të shkojë te Chelsea, “Kielini i ri i Shqipërisë” bën jehonën e gjithë Europës

Marash Kumbulla është futbollisti shqiptar më në zë dhe që po kërkohet nga skuadrat më të njohura të momentit. Ndërkohë prestigjozja “Express” ka shkruar një artikull për mbrojtësin e Shqipërisë, teksa e afron më tepër me Chelsean.

Duke theksuar faktin se blutë e Londrës kanë hyrë seriozisht në garë për të transferuar lojtarin kuqezi. Ndërsa për të kuptuar vlerat e tij, citojnë edhe fjalët e Balzaretit, që më parë ka qenë pjesë e Kombëtares së Italisë teksa shprehej: “Kumbulla më kujton Kielinin e ri”.

Pra duke vendosur shenja barazie me një legjendë të futbollit italian, në hapat e parë të tij. Frenk Lampard e ka Antonio Rudiger si zgjedhje të parë sa i përket qendërmbrojtësve, por nga ana tjetër ka shumë luhatje për Christensen, Zouma dhe Tomori. Për këtë arsye është duke u punuar shumë për të mposhtur konkurrencën e madhe të Interit, që Kumbulla të shkojë në Premier League për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top