You are here
Home > Futboll Bota > E bujshme/ Arrihet marrëveshja e veçantë, Lirim Kastrati do të përfundojë në “Ligue 1”

E bujshme/ Arrihet marrëveshja e veçantë, Lirim Kastrati do të përfundojë në “Ligue 1”

Sulmi i Reimsit apo i Kosovës? Do të jetë e vështirë për t’u dalluar në këtë kampionat. Ekipi i “Ligue 1” ka ndërmend për një tjetër investim mbi lojtarët shqiptarë, pas atij që bëri me Arbër Zenelin.

Prestigjozja franceze, “Foot Mercato”, shkruan se është arritur akordi mes Lirim Kastratit dhe Reimsit. Megjithëse nuk ka ende një shifër të cilësuar në mënyrë të saktë, bëhet fjalë për një kalim që do të kryhet për 1-1.5 milionë euro.

Pra në pjesën e fundit të këtij kampionati ku duhet të presim edhe për rikthimin e dëmtimit të Zenelit, do të kemi të njëjtin krahë të sulmit te Reimsi, ashtu si edhe te Kosova. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top