You are here
Home > Bundesliga > E bëra edhe unë shqiponjën! Rrezikon dënimin, Rashica i del në mbrojtje Mustafit

E bëra edhe unë shqiponjën! Rrezikon dënimin, Rashica i del në mbrojtje Mustafit

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Kardifit në takimin e sotëm, ndërsa goli i parë për londinezët ka ardhur nga ana e Mustafit.

Mënyra e festimit të mbrojtësit të topçinjve, ishte simboli që përligj gjithë shqiptarët kudo ata ndodhen, shqiponja. Por në kohët e fundit, teksa kjo është kthyer në një “modë”, organizmat më të lartë të futbollit po marrin masat për ta ndëshkuar lojtarët që zgjedhin të festojnë në këtë mënyrë.

Sipas asaj që raportohet në mediat angleze, Mustafi rrezikon sëriozisht një dënim nga ana e Federatës Angleze të Futbollit. Në ndihmë të mbrojtësit shqiptar, ka dalë edhe Milot Rashica. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Rashica ka treguar se edhe ai e ka bërë festimin me shqiponjë në kryeveprën e realizuar ndaj Frankfurtit në “frymën e fundit”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top