You are here
Home > Bundesliga > E ardhmja e Milot Rashicës mbyllet këtu: Jam ndierë si në shtëpi nga dita e parë!

E ardhmja e Milot Rashicës mbyllet këtu: Jam ndierë si në shtëpi nga dita e parë!

Shumë interesime në merkaton e verës për një nga futbollistët shqiptarë më të mirë në Europë, Milot Rashica. Një sezon fantastik në Bundesligë me ekipin e Werderit, atje ku do të arrinte t’i shënonte thuajse të gjithë gjigandëve gjermanë.

Në një intervistë të fundit nga sulmuesi i Kosovës, sipas asaj që raporton “Gazeta Express”, Rashica shuan edhe dyshimet mbi të ardhmen e tij. I gjithë plani që po mendohet është vetëm arritja e objektivave me Werderin, duke lënë si të përjashtuar mundësinë e largimit.

“Të shënoj dhe të asistoj sa më shumë dhe të përpiqem ta jap më të mirën për ta ndihmuar ekipin t’i arrijë synimet tona. Që prej ditës së parë jam ndier vërtet si në shtëpinë time, me qytetin me tifozët dhe me gjithçka tjetër. Është e mahnitshme si tifozët na përkrahin në çdo ndeshje. Më pëlqen të çlodhem në shtëpi dhe të jem gati për stërvitjen e ardhshme apo ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Rashica. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top