You are here
Home > Kombëtarja > Dy dëmtimet te Shqipëria para Kosovës, Zeka dhe Vrioni nuk grumbullohen

Dy dëmtimet te Shqipëria para Kosovës, Zeka dhe Vrioni nuk grumbullohen

Shqipëria U-21 do të ketë një përballje të veçantë në kualifikueset e Europianit, pasi do të ndeshet me Kosovën U-21. Një takim vëllazëror ky, por mes ekipeve që kërkojnë tre pikët për të qenë në objektivat e tyre të renditjes.

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë është mësuar edhe lajmi i dy lojtarëve që nuk do të grumbullohen me Shpresat. Bëhet fjalë për sulmuesit, Xhakomo Vrioni dhe Agim Zeka. Këta të fundit ishin pjesë e listës së Bushit, por për shkak të dëmtimeve që kanë marrë në kampionatet e tyre, nuk do të luajnë kundër dardanëve. Gjithashtu njoftohet se nuk do të merren lojtarë të tjerë për t’i zëvendësuar. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top