You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Duka: Të paktën evituam Gjermaninë! Kosova? Po qeshnin dhe mendojnë se do mundin Anglinë

Duka: Të paktën evituam Gjermaninë! Kosova? Po qeshnin dhe mendojnë se do mundin Anglinë

Kuqezinjtë e kanë mësuar grupin e tyre për kualifikueset e Europianit, teksa do të përballen ndaj kundërshtarëve si Franca, Islanda, Turqia, Andorra dhe Moldavia.

Një grup i vështirë ky për Kombëtaren tonë, por që duke parë Gjermaninë dhe Hollandën që mund të na prisnin nga krahu tjetër, mund të kishte edhe shumë më keq. Në këtë mendim ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

Gjatë një prononcim për “Supersport”, Duka shprehur mendimin e tij edhe për grupin e Kosovës, teksa theksoi faktin se drejtuesit e Kosovës ishin të kënaqur me rënien e Anglisë në short.

“Mund të them se më tepër jam i kënaqur. Kualifikimi bëhet nga fusha dhe ne duhet të derdhim djersë. Mund të ishim edhe në një grup me Gjermaninë dhe Hollandën. Që kur u hodh shorti, doja të evitonim vetëm atë grup. Mund të konkurrojmë për të qenë të dytët, por ka kohë.

Ndodhesha në një tavolinë me stafin e Kosovës dhe ata ishin shumë të lumtur që luajnë me Anglinë. Unë do të isha i shqetësuar, ndërsa ata qeshnin dhe mendonin se mund t’i mundin në “Uembli”, u shpreh Armando Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top