You are here
Home > Futboll Bota > Droga e qeshjes! Substanca që u konsumua nga lojtarët e Arsenalit dhe telashet e Shkodran Mustafit

Droga e qeshjes! Substanca që u konsumua nga lojtarët e Arsenalit dhe telashet e Shkodran Mustafit

Një skandal nga ato tipike që japin mediat angleze dhe që ndodh në atë vend. Përpara nisjes së sezonit, shumë lojtarë të Arsenalit, mes të cilëve edhe Shkodran Mustafi kishin vendosur të ekzagjeronin masën dhe të hapin tashmë aq shumë polemika.

Festa me 70 femra, konsumimi i pijeve alkolike dhe përdorimi i drogës së qeshjes, kurrsesi nuk mund të kalonte pa zhurmë. “The Sun” ka bërë publike videon e skandalit në ditën e sotme, ndërsa atje shihet edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Mustafi, në shoqërinë e shumë lojtarëve të tjerë.

“Hippy crack” është droga e konsumuar nga ana e tyre, duke e thithur nëpërmjet tollumbaces. Por çfarë ka në përmbajtje të saj? Flitet për Oksidin e Azotit (N20), që është një gaz që të rrit adrenalinën dhe shkakton të qeshura të pakontrolluara.

Zakonisht e hasim edhe në anestezionin lokal në fushën e stomatologjisë dhe nëse përdoret në masa të tepruara, mund të lërë pasoja. Futbollisti 19-vjeçar Guendouzi, humbi edhe ndjenjat për pak kohë në festën e lojtarëve të Arsenalit. Tashmë të gjithë janë në pritje të dënimit për Mustafin dhe shokët e tij të skuadrës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top