You are here
Home > Futboll Bota > Dramë e madhe në Superkupën e Europës, e vendos lojtari që ka 20 ditë pushime në 7 vite

Dramë e madhe në Superkupën e Europës, e vendos lojtari që ka 20 ditë pushime në 7 vite

Liverpuli ka arritur të fitojë Superkupën e Europës pasi ka mposhtur Chelsean në ruletën ruse. Sadio Mane do të ishte heroi i takimit për ekipin e drejtuar nga Klop, ndërsa arriti të shënonte 2 gola. Fillimisht duke u gjendur në vendin e duhur pas pasimit të Firminjos, ndërsa në golin e dytë do të ishte një goditje perfekte nga brenda zonës.

“Unë jam gati të luaj, le ta bëjmë këtë. Lodhja është në kokë. Nuk mendoj se kam bërë më shumë pushime se 20 ditë në këto 7 vitet e fundit”, do të shprehej Mane përpara ndeshjes. Golat e Chelseat u realizuan nga ana e Giroud me pasimin e Pulisic dhe Jorginho me penallti. Sa i përket ruletës ruse, portieri Adrian do të priste vetëm penalltinë e fundit të ekzekutuar nga Abraham, për t’i dhënë Liverpulit një tjetër titull. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top