You are here
Home > Futboll Bota > “Dora e Zotit” i përket Guidarës, afrimi i ri i Shqipërisë bën jehonë në Argjentinë

“Dora e Zotit” i përket Guidarës, afrimi i ri i Shqipërisë bën jehonë në Argjentinë

Tomas Guidara është mbrojtësi kuqezi i cili është pjesë e kampionatit argjentinas. Disi larg Shqipërisë dhe Europës, por 22 vjeçari po kalon një formë fantastike me klubin e tij të Belgranos. Ditën e djeshme këta të fundit ka mundur të marrin një barazim shumë të vyer përball gjigandëve të Boka Junior me rezultati 1-1.

E hëna e sotme ka nisur pikërisht me një situatë të ndodhur gjatë kësaj ndeshje me protagonist mbrojtësin shqiptar Guidarën, pasi në fundin e sfidës bëri një ndërhyrje me “dorën e Zotit”, për t’i mohuar fitoren kundërshtarëve. Në minutat shtesë të sfidës, nga një goditje dënimi të skuadrës së Bokas, topi përplaset në shtyllë dhe më pas është dashur ndëryrja e shqiptarit për të larguar sferën nga zona e rrezikut.

Një largim ky, ku sipas përsëritjeve, Guidara e ka larguar topin me dorë nga zona e tij dhe ekipit të Bokës i është mohuar një penallti që vendos rrjedhën e lojës. Përsa i përket Tomasit në lidhje me kombëtaren shqiptare, ende nuk ka bërë debutimin e tij, por ka nisur aplikimin për pajisjen me pasaportë shqiptare për t’u ftuar në ndeshjet e marsit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top