You are here
Home > Futboll Bota > Do ta mbajnë mend vetëm ndaj Shkëndijës së Tetovës, ylli i Milanit largohet kokëulur nga Italia

Do ta mbajnë mend vetëm ndaj Shkëndijës së Tetovës, ylli i Milanit largohet kokëulur nga Italia

Lidhja e Andre Silvës me Milanin ka përfunduar sipas asaj që raportohet në mediat italiane, pasi kuqezinjtë nuk e dëshirojnë më sulmuesin. I ardhur me aq shumë bujë, e vetmja gjë që tifozët e Milanit do të kujtojnë nga Silva, është kontributi i dhënë për të eliminuar Shkëndijës e Tetovës në fazën e “Play Offit” të Europa League”.

Gjithë pjesë tjetër do të ishte një zhgënjim i madh, ndërsa edhe një huazim do të vinte drejt Seviljës. Pavarësisht kohës së dhënë, sulmuesi portugez nuk i ka bindur drejtuesit italian për të qëndruar. Silva është përshëndetur me skuadrën për të udhëtuar drejt Francës, atje ku pritet të mbyll marrëveshjen me Monakon për 30 milionë euro. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top