You are here
Home > Kombëtarja > “Dilte për flutura në disa raste”, vlerësimi për Strakoshën në takimin Cluj-Lazio

“Dilte për flutura në disa raste”, vlerësimi për Strakoshën në takimin Cluj-Lazio

Lacio e ka humbur përballjen ndaj Clujit në transfertë me rezultatin 2-1. Pavarësisht golit të avantazhit nëpërmjet Bastos, do të vinte edhe përmbysja e vendasve.

Ajo që vendosi përballjen ishte edhe një gabim i Strakoshës në dalje, që nuk e llogariti në mënyrën e duhur trajtektoren e topit dhe pasi u përplas me lojtarin kundërshtar, e la portën e boshatisur dhe me një top brenda në të.

Ky gol do të sillte edhe mbylljen e historikut të takimit, ndërsa vlerësimi nga “Eurosporti” ka qenë më i ulti për gardianin shqiptar. Nota ishte “5”, ndërsa përshkrimi i thotë të gjitha: “Dukej se do të kishte një mbrëmje të qetë, por nuk rezultoi kështu. Dhe ai e vendosi veten e tij që të dilte më shumë se njëherë për flutura, përfshirë atë gol vendimtar të takimit”, shkruhet nga “Eurosport”.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top