You are here
Home > Kombëtarja > Dhuratë mes shqiptarësh, Hysaj i jep bluzen talentit shqiptar 17-vjeçar të Kievos

Dhuratë mes shqiptarësh, Hysaj i jep bluzen talentit shqiptar 17-vjeçar të Kievos

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua edhe takimi mes Kievos dhe Napolit për kampionatin italian, e cila përfundoi në shifrat 1-3. Një fitore e pastër e skuadrës së Ançelotit, por që nuk vlen thuajse për asgjë sa i përket titullit kampion, pasi Juventusi e ka mbyllur gjithçka.

Elseid Hysaj luajti si titullar për 90 minuta, duke lënë një shije të mirë edhe për shtypin italian. Asgjë të jashtëzakonshme, por detyrën e tij e mbyll ashtu siç duhet. Ndërsa te Kievo gjendej në stol për herë të dytë në këtë kampionat, Anxhelo Ndrecka.

Talenti shqiptar 17-vjeçar ka marrë edhe fanellën e Hysajt në fundin e ndeshjes, si një kujtim të bukur nga kjo përballje me Napolin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top